Përfundoi votimi në Evropë për president dhe nënpresident të Bullgarisë

Dielë, 25 Tetor 2026, 23:18

Përfundoi votimi në Evropë për president dhe nënpresident të Bullgarisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Votimi në territorin e Evropës për zgjedhjet e presidentit dhe nënpresidentit të Bullgarisë, të mbajtura më 25 tetor 2026, ka përfunduar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas informacionit të marrë nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore bullgare, qendrat e votimit në këto shtete e kanë përmbyllur punën me sukses dhe i kanë dorëzuar rezultatet zgjedhore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Evropë, numri më i madh i qendrave të votimit u hap në:

Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 82;

Gjermani – 70;

Spanjë – 67;

Itali – 29.

Në Greqi dhe Holandë u hapën nga 24 qendra votimi, në Francë 18, në Austri 17, ndërsa në Belgjikë 16. 

Dita e zgjedhjeve vazhdon për bashkatdhetarët bullgarë përtej oqeanit. Në Shtetet e Bashkuara ata mund të votojnë në 44 qendra votimi, ndërsa në Kanada në 15. 

Të fundit do të votojnë qytetarët bullgarë në shtetet amerikane Arizona, Kalifornia, Nevada dhe Uashington, si edhe në qytetin kanadez të Vankuverit. 

Sipas informacionit të përfaqësive diplomatike bullgare, deri në këtë moment procesi zgjedhor në SHBA dhe Kanada po zhvillohet pa vështirësi.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva