Hënë 26 Tetor 2026 09:08
Hënë, 26 Tetor 2026, 09:08
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi i automjeteve në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare të vendit me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë është normal, njofton Policia Kufitare.
Mbetet në fuqi organizimi i përkohshëm i qarkullimit në pikën kufitare Ruse–Gjurgjevo, për shkak të montimit të strukturave për largimin e ujërave në Urën e Danubit pranë Ruses. Deri në orën 17:00, kalimi do të kryhet në të dy drejtimet, në një korsi, me intervale prej 20 minutash.
Lidhjet me traget Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç gjithashtu mbeten përkohësisht të mbyllura për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova