Lajm
Përfundoi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale jashtë vendit
Hënë 26 Tetor 2026 09:21
Hënë, 26 Tetor 2026, 09:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Dita e votimit jashtë vendit përfundoi më 26 tetor, në orën 5:00 sipas orës bullgare. Të fundit e ushtruan të drejtën e tyre të votës bullgarët në qendrat e votimit në shtetet amerikane Arizona, Kaliforni, Nevada dhe Uashington, si dhe në qytetin kanadez të Vankuverit. Sipas informacioneve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore bullgare, të gjitha qendrat e votimit në botë e përfunduan punën me sukses, njofton Ministria e Jashtme.
Qytetarët bullgarë patën mundësinë të votojnë në gjithsej 613 qendra votimi në 60 shtete, ku numri më i madh i tyre u hapën në Evropë. Në SHBA u hapën 44 qendra votimi, ndërsa në Kanada 15.
Bullgarët jashtë vendit patën mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre të votës nga bregu perëndimor i SHBA-së dhe Kanadasë deri në Osakë të Japonisë, Singapor dhe Okland të Zelandës së Re, si dhe nga Tromsjo në Norvegjinë veriore deri në Republikën e Afrikës së Jugut. Mundësia për të votuar u sigurua edhe në shtete ku vendi nuk ka përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndër të cilat Islanda, Zelanda e Re, Singapori, Malta dhe Luksemburgu.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova