Lajm
Pas incidenteve me anije
Nuk ka ndotje me derivate të naftës në bregdetin e Detit të Zi
Hënë 26 Tetor 2026 13:44
Hënë, 26 Tetor 2026, 13:44
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Analizat e ujit të detit në tri zona të bregdetit bullgar të Detit të Zi nuk treguan praninë e derivateve të naftës pas incidenteve me mjete lundruese. Këtë e tregojnë rezultatet e kontrolleve të rregullta të kryera përgjatë gjithë bregdetit nga Drejtoria e Basenit të Rajonit të Detit të Zi.
Mostrat u morën deri më 14 tetor në gjirin Bolata, në komunën e Kavarnës, në kepin Shën Athanas, pranë qytetit Bjalla, si dhe në zonën Buxhaka, në Sozopoll. Gjatë kontrolleve nuk u vunë re njolla nafte, ndërsa uji u konstatua vizualisht i pastër dhe i kthjellët.
Në zonën e Sozopollit u evidentuan tejkalime të normave të lejuara për azotin amoniakal. Të gjithë treguesit e tjerë të kontrolluar në tri pikat e monitorimit janë brenda kufijve të normave dhe standardeve përkatëse të cilësisë.
Sipas Drejtorisë së Basenit të Rajonit të Detit të Zi, tejkalimet e konstatuara nuk mund të lidhen me incidentet e ndodhura me mjetet lundruese në Detin e Zi. Megjithatë, marrja e mostrave do të vijojë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova