Lajm
“Pesëmbëdhjetë tulipanë” dhe hite të panumërta:
Mimi Ivanova feston 80-vjetorin me një koncert
Martë 27 Tetor 2026 11:00
Martë, 27 Tetor 2026, 11:00
FOTO: Facebook/ Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov
Madhësia e shkronjave
Një nga këngëtaret më të njohura bullgare të gjashtë dekadave të fundit, Mimi Ivanova, shënon 80-vjetorin e lindjes me një koncert jubilar me titullin “Kur isha vajzë – Mimi në moshën 80-vjeçare”. Më 28 tetor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, mbrëmja festive do të sjellë hite të pavdekshme, këngë të reja dhe takime të veçanta muzikore.
Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov
FOTO: Facebook/ Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov
Krahas Mimi Ivanovës, në skenë do të ngjiten edhe artistë të dashur bullgarë, të cilët do të interpretojnë këngë nga repertori i këngëtares, si dhe nga krijimtaria e partnerit të saj të kahershëm dhe bashkëshortit, kompozitorit Razvigор Popov. Bashkëpunimi i tyre artistik daton që nga viti 1973.
E lindur më 28 dhjetor 1946, Mimi Ivanova këndon që në moshë shumë të vogël. Ajo i nisi hapat e parë në një shkollë muzikore në qytetin e saj të lindjes, Hisarja. Më vonë përfundoi Shkollën e Muzikës në Plovdiv dhe më pas degën e muzikës së lehtë në Akademinë e Muzikës në Sofje, në klasën e këngëtares së njohur Irina Çmihova.Që kur ishte studente, Mimi ishte soliste e orkestrës “Sofja”, ku kolegë të saj ishin Pasha Hristova, Marija Nejkova dhe Boris Guxhunov. Me këta artistë ajo regjistrtoi mëvonë këngë, të cilat fituan çmime prestigjioze, si “Orfeu i Artë”, “Pranvera” etj. Çmimet e saj në Bullgari dhe në Evropë, si dhe albumet e publikuara, janë të shumta, po aq sa edhe admiruesit e saj.
FOTO: Facebook/ Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov
Bashkëpunimi mes Mimi Ivanovës dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) nisi që në fillim të viteve 1970, kur ajo punoi intensivisht me Big Band-in e Radios, nën drejtimin e dirigjentit Vili Kazasjan, dhe vazhdoi ndër vite. Vetëm në konkursin “Pranvera” të BNR-së, këngët e interpretuara prej saj janë vlerësuar me çmime plot gjashtë herë.Ndër to është edhe kënga “Pesëmbëdhjetë tulipanë”, e vitit 1978, me muzikë dhe aranzhim nga Razvigor Popov dhe tekst nga Jordan Jankov. Kjo këngë është shndërruar në një nga krijimet më emblematike të karrierës së këngëtares.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello