LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 27 tetorin 2026

Në lindje do të ketë reshje shiu, ndërsa në perëndim, në mëngjes, do të ketë ngrica në zonat e larta

Hënë, 26 Tetor 2026, 19:22

Parashikimi i motit për 27 tetorin 2026

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, ndërsa vlerat do të jenë më të ulëta në zonat e larta perëndimore, ku do të ketë ngrica. Në Sofje pritet të jetë 3°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë kryesisht të dendura. Në gjysmën lindore të vendit, në shumë zona do të ketë reshje shiu, ndërsa në disa rajone verilindore reshjet do të jenë të dendura dhe të shoqëruara me bubullima. Më vonë gjatë ditës, reshjet do të pushojnë në zonat juglindore, ndërsa do të fillojë të bjerë shi në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore. Do të vazhdojë të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 14°. Në kryeqytet, temperatura do të jetë rreth 11°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më të dendura në veri. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 12 deri në 14°. Temperatura e ujit të detit është gjithashtu 17–18°. Deti do të ketë dallgëzim rreth 2 ballë.

Mbi malet, vranësirat do të jenë të dendura. Në masivet malore në gjysmën lindore të vendit, ndërsa pas mesditës edhe në pjesët perëndimore dhe qendrore të malit Stara Planina, si dhe në Rilla dhe Pirin, do të ketë reshje shiu. Në majat më të larta do të bjerë borë, ndërsa kufiri i reshjeve të shiut dhe borës do të ulet. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja, e cila në pjesët më të larta do të jetë e fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 metra rreth −2°.

Të mërkurën, në gjysmën perëndimore të vendit era do të dobësohet dhe në disa vende do të pushojë plotësisht. Në gjysmën lindore do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht me intensitet mesatar. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, por më shpesh të dendura. Kryesisht në Bullgarinë Veriore, në disa zona do të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë kryesisht nga 5 deri në 10°, ndërsa temperaturat maksimale nga 10 deri në 15°.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova