Lajm
Viktoria Angellova zgjidhet "Ylli në ngritje i Evropës" në atletikë
Hënë 26 Tetor 2026 14:54
Hënë, 26 Tetor 2026, 14:54
FOTO: facebook.com/bfla.official
Madhësia e shkronjave
17-vjeçarja Viktoria Angellova, kampione botërore dhe evropiane në kërcimin trehapësh, u bë bullgarja e parë e zgjedhur si "Ylli në ngritje i Evropës" për vitin 2026 në atletikë, njoftoi Federata Bullgare e Atletikës në Facebook. Çmimi i Atletikës Evropiane iu dorëzua gjatë ceremonisë tradicionale Golden Tracks në Lozanë të Zvicrës.
Në korrik ajo triumfoi në Kampionatin Evropian për të rinj e të reja nën 18 vjeç në Rieti të Italisë me rezultatin 13.98 m, një rekord i kampionatit dhe arritja më e mirë në botë për sezonin në kategorinë e vajzave.
Më pak se një muaj më vonë, Angellova pushtoi edhe majën botërore duke fituar titullin në Kampionatin Botëror për të rinj e të reja nën 20 vjeç në Eugene të SHBA-së me 13.91 m. Kështu, bullgarja vetëm 17-vjeçare u bë kampione bote në një grupmoshë më të lartë se e saja.
Çmimi "Ylli në ngritje i Evropës" është ndër vlerësimet individuale më prestigjioze për atletët e rinj në kontinent. Ndër fitueset e mëparshme të saj janë kampionet olimpike dhe botërore Nafissatou Thiam, Jaroslava Mahuchikh, Femke Bol, Jessica Ennis-Hill dhe të tjera.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva