"Buxheti 2027" do të prezantohet pas balotazhit

Hënë, 26 Tetor 2026, 16:32

"Buxheti 2027" do të prezantohet pas balotazhit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

"Buxheti 2027" do të prezantohet javën e ardhshme, njoftoi kryeministri Rumen Radev gjatë hapjes së Forumit Ekonomik të Sofjes. Ai theksoi se krizat globale ushtarake, ekonomike dhe teknologjike që po thellohen prekin të gjithë. Sipas tij, lufta në Ukrainë prej kohësh e ka tejkaluar kuadrin e një konflikti mes dy shteteve dhe është shndërruar në një përplasje globale dhe në një luftë rraskapitjeje. 

Radev theksoi se Bullgaria duhet ta kapërcejë më shpejt trashëgiminë e rëndë ekonomike dhe financiare, në kushtet e rënies së vazhdueshme të investimeve të huaja direkte dhe të eksporteve të prodhimit industrial. Ndër detyrat kryesore të qeverisë ai veçoi garantimin e të ardhurave, politikën demografike dhe mbështetjen e investimeve me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike. 

Lideri i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin (PP), Asen Vasilev, akuzoi qeverinë se po e fsheh përmbajtjen e buxhetit para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 1 nëntor dhe paralajmëroi se nuk do të respektohet afati ligjor për dorëzimin e tij në parlament deri më 31 tetor.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva