LAJME

Lajm

Shkencëtarë nga katër vende diskutojnë në Sofje të ardhmen e leximit

Martë, 27 Tetor 2026, 06:59

Shkencëtarë nga katër vende diskutojnë në Sofje të ardhmen e leximit

FOTO: facebook.com/readingfoundationbulgaria

Madhësia e shkronjave

Shkencëtarë dhe ekspertë nga Bullgaria, Norvegjia, Holanda dhe Greqia do të diskutojnë zhvillimin e shkrim-leximit në epokën e inteligjencës artificiale në një forum ndërkombëtar në Sofje më 27 tetor.

Veprimtaria me titull "E Ardhmja 2.0: Shkenca pas leximit" do të shqyrtojë ndikimin e teknologjive digjitale mbi aftësinë për të kuptuar tekstin, mendimin kritik dhe arsimin. Ndër temat kryesore do të jenë edhe mënyrat për nxitjen e leximit që në moshë të hershme.

Forumi organizohet nga fondacionet "Leximi" dhe "Librat për Fëmijë", si edhe nga shoqata "Libra dhe Lexim". Ai do të mbahet nga ora 9:00 deri në 17:00 në klubin letrar "Peroto" në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) në kryeqytet.

Pjesëmarrja është falas, me regjistrim paraprak. Do të sigurohet përkthim simultan nga anglishtja në bullgarisht dhe anasjelltas.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva