Lajm
Qarkullimi në pikat kufitare me vendet fqinje është normal
Martë 27 Tetor 2026 09:51
Martë, 27 Tetor 2026, 09:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare me vendet fqinje është normal, njofton Policia Kufitare e Bullgarisë. Në kufirin me Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë, linjat e trageteve që lidhin pikat kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zhimniç kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub.
Deri më 29 tetor, për shkak të punimeve në sistemin e kullimit të ujërave në urën mbi Danub, në pikën kufitare Ruse–Gjurgjevo, nga ora 09:00 deri në 17:00, qarkullimi do të zhvillohet vetëm në një korsi. Drejtuesit e mjeteve duhet të llogarisin pritje deri në 20 minuta në të dyja drejtimet.
Deri në orën 18:00 të 27 tetorit, në zonën e rezervuarëve të Djakovos, në kilometrin e 49-të të autostradës “Struma”, do të ketë kufizime në korsitë e parakalimit për shkak të zëvendësimit të kamerave të sistemit të tarifimit rrugor. Për të njëjtën arsye, deri në orën 20:00 do të ketë ndryshime në organizimin e qarkullimit në rrugën Kresna–Sandanski, pranë fshatit Dolna Gradeshnica. Në këtë segment, shpejtësia maksimale e lejuar do të kufizohet në 40 km/orë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #autostradë
- #veturë
- #qarkullim
- #korsi
- #policia kufitare
- #qarkullim kufitar
- #lëvizja
- #automjete të lehta
- #pikë kufitare
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #qarkullimi i automjeteve
- #automjete të transportit të mallrave
- #automjete të vogla
- #lëvizja e automjeteve
- #lëvizja rrugore
- #automjete
- #qarkullim kamionësh
- #kamionë