Lajm
Një eurodeputet iu drejtua BE-së për censurën ndaj faqeve bullgare në Facebook
Martë 27 Tetor 2026 11:21
Martë, 27 Tetor 2026, 11:21
Sergej Lagodinski
FOTO: PE
Madhësia e shkronjave
Eurodeputeti gjerman nga grupi i të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane, Sergej Lagodinski, njoftoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin për Shtetin e së Drejtës, Michael McGrath, lidhur me veprimet e autoriteteve bullgare pas heqjes nga Facebook të faqeve “Kopejkin”, “Pujlo” dhe “BG Elves”, të shtunën. Lajmin e bën të ditur korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Bruksel, Angelina Piskova.
Lagodinski ishte ndër zërat më kritikë ndaj qeverisë bullgare në rezolutën e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian për sulmet hibride ruse në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë dhe Rumanisë.
Në reagim, kryeministri Rumen Radev akuzoi Bashkimin Evropian dhe Parlamentin Evropian për ndërhyrje në sovranitetin e Bullgarisë. Ai deklaroi gjithashtu se disa eurodeputetë, mes tyre edhe përfaqësues bullgarë, i kishin keqinformuar kolegët e tyre.
Nga Komisioni për Rregullimin e Komunikimeve bënë të ditur se deri më tani nuk kanë marrë njoftim zyrtar lidhur me heqjen e faqeve satirike.
Pas votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 25 tetor, kryeministri Rumen Radev mohoi kategorikisht që qeveria të kishte lidhje me heqjen e faqeve satirike nga Facebook.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova