Lajm
Plácido Domingo ftoi sërish Najden Todorov të dirigjojë konkursin “Operalia”
Martë 27 Tetor 2026 13:33
Martë, 27 Tetor 2026, 13:33
Plácido Domingo dhe Najden Todorov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Maestro Najden Todorov do të drejtojë pjesën operistike në koncertin përmbyllës të konkursit “Operalia” në Shangai. Dirigjenti bullgar mori një ftesë personale nga Plácido Domingo, themeluesi i një prej konkurseve më prestigjioze muzikore në botë, njofton Filarmonia e Sofjes.
Veprimtaria do të mbahet më 1 nëntor në Shangyin Opera House, ku këtë vit zhvillohet konkursi ndërkombëtar për këngëtarë të rinj të operës. Koncerti përmbyllës do të transmetohet nga Mezzo, një prej kanaleve televizive ndërkombëtare më të njohura për muzikën klasike dhe operën.
Sipas Filarmonisë së Sofjes, ftesa për dirigjentin bullgar erdhi personalisht nga Plácido Domingo, pas paraqitjes jashtëzakonisht të suksesshme të Najden Todorovit në konkursin “Operalia”, të zhvilluar në Sofje në vitin 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova