LAJME

Lajm

U ndaluan mbi 2 tonë speca nga Shqipëria me pesticide

Martë, 27 Tetor 2026, 15:11

U ndaluan mbi 2 tonë speca nga Shqipëria me pesticide

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore nuk lejoi hyrjen në tregun e Bashkimit Evropian të një ngarkese me speca nga Shqipëria në sasinë totale prej 2210 kg. Analizat laboratorike konstatuan përmbajtje të mbetjeve të pesticideve mbi nivelet maksimale të lejuara sipas normave në fuqi, ndaj ngarkesa është destinuar për asgjësim.

Konstatimi i kësaj ngarkese mospërputhëse është pjesë e kontrollit të shtuar të Agjencisë Bullgare për Sigurinë Ushqimore mbi frutat dhe perimet e freskëta që ofrohen në tregun bullgar, njoftoi agjencia.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva