SPORT

Lajm

Teodor Kabakçiev, i treti në Botërorin e Hard Enduro-s

Martë, 27 Tetor 2026, 15:34

Teodor Kabakçiev, i treti në Botërorin e Hard Enduro-s

FOTO: Facebook/Bulgarian Motorcycle Federation

Madhësia e shkronjave

Teodor Kabakçiev arriti një sukses historik për Bullgarinë, duke përfunduar i treti në renditjen e përgjithshme të Kampionatit Botëror të Hard Enduro-s. Ai siguroi vendin e tij mes elitës botërore edhe këtë sezon pas raundit të fundit, "Hixpania Hard Enduro", në Spanjë.

Në ditën e fundit të garës, bullgari po paraqitej mirë, por një problem teknik gjatë një zbritjeje e detyroi të ndalej për të riparuar motoçikletën. Megjithatë, Teodor Kabakçiev e mbylli garën në vendin e shtatë, ndërsa pikët e grumbulluara gjatë sezonit i mjaftuan për të përfunduar i treti në botë.

“Pas një viti të mbushur me sukseset dhe vështirësitë më të mëdha, arritëm të ngjitemi në podium në fund të sezonit! Falënderoj Zotin që më mbajti të shëndetshëm! Falënderoj ‘Sherco Racing Factory’ që krijoi një motoçikletë me kaq shumë potencial!”, shkroi sportisti në rrjetet sociale.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva