Lajm
Burgasi shënon Ditën Botërore të Animacionit me tri programe filmike
Mërkurë 28 Tetor 2026 05:56
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 05:56
FOTO: Bashkia e Burgasit
Madhësia e shkronjave
Burgasi do ta shënojë Ditën Botërore të Animacionit, që festohet sot, me tri programe të veçanta shfaqjesh filmike, njoftuan nga Bashkia e qytetit bregdetar. Filmat e përzgjedhur, me hyrje të lirë, do të prezantojnë historinë e artit të animacionit, animacionin bashkëkohor studentor bullgar dhe projekte nga festivali ndërkombëtar "Monstra" në Portugali.
Programi "Të kthejmë shiritin pas: Filma emblematikë të animacionit nga agimi i kinemasë botërore", me kurator Nikollaj Çakërov, do të paraqesë eksperimentet e hershme dhe veprat novatore që hodhën themelet e animacionit si një art i pavarur në ekran.
Përmes përzgjedhjes "Animacioni bashkëkohor studentor bullgar", publiku do të njihet me filma të autorëve të rinj nga dega e Animacionit në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrore dhe Filmike (NATFIZ), të cilët paraqesin ide të ndryshme, teknika eksperimentale dhe qasje individuale krijuese.
Programet e shfaqjeve do të ofrojnë edhe një vështrim nga bota përmes përzgjedhjes "Filma emblematikë të animacionit nga edicionet e fundit të festivalit "Monstra".
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva