LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2026

Në Bullgarinë Veriore moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu

Martë, 27 Tetor 2026, 19:11

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jenë më të larta, deri në 11°C në orët e mëngjesit. Në Sofje, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 5°C. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Bullgarinë Veriore dhe zonat më lindore të vendit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa gjatë ditës në lindje të vendit dhe përgjatë luginës së lumit Struma do të fryjë erë veriore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°C. Në kryeqytet, ato pritet të arrijnë rreth 10°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, moti do të jetë i vranët, me reshje kryesisht të dobëta shiu. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 15 deri në 17°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 17–18°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në zonat malore, moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje dëbore do të ketë kryesisht në malet Stara Pllanina, Vitosha, Rilla dhe Pirin, ndërsa nën lartësinë 1500–1700 metra reshjet do të jenë në formë shiu. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale do të jetë rreth 6°C në lartësi 1200 metra dhe rreth 0°C në 2000 metra.

Të enjten, moti do të mbetet kryesisht i vranët. Reshjet do të përfshijnë kryesisht Bullgarinë Veriore dhe zonat lindore, ndërsa të premten do të shtrihen në më shumë zona të vendit dhe do të jenë më të dendura. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me intensitet deri mesatar, ndërsa në lindje të vendit përkohësisht do të jetë e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 17°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova