Lajm
Trafiku në kufij është normal, në Urën e Danubit ka pritje për shkak të punimeve
Mërkurë 28 Tetor 2026 09:22
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 09:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare të Bullgarisë deri në orën 06:00 të datës 28.10.2026 është normal, njofton Policia Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Linjat e trageteve që shërbejnë kalimet kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç kanë ndërprerë përkohësisht punën për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub. Deri më 29 tetor, për shkak të riparimit të sistemit të kullimit në Urën e Danubit pranë pikës kufitare Ruse–Giurgiu, nga ora 09:00 deri në 17:00 kalimi bëhet në një korsi, me pritje prej rreth 20 minutash në të dy drejtimet.
Në kufirin me Greqinë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Përmes pikave kufitare Rudozem, Zllatograd, Makaza dhe Ivajllovgrad kalojnë automjete të lehta dhe minibusë deri në 3.5 tonë.
Përmes pikave kufitare Kullata, Ilinden dhe Kapitan Petko Vojvoda kalojnë automjete të lehta, autobusë dhe mjete të transportit të mallrave.
Në kufirin me Turqinë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare.
Në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut, trafiku është normal në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.
Në kufirin me Serbinë, trafiku është normal në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva