Lajm
Bullgaria, Rumania dhe Turqia diskutojnë në Sofje sigurinë në Detin e Zi
Mërkurë 28 Tetor 2026 10:53
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 10:53
Dimitër Stojanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Do të propozohet një mekanizëm koordinues mes Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë për të mundësuar reagim më të shpejtë në situata që ndikojnë sigurinë në rajonin e Detit të Zi. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, para gazetarëve përpara fillimit të takimit trepalësh në Sofje me homologët e tij turk, Yaşar Güler, dhe rumun, Ștefan-Radu Oprea, kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Detit të Zi, njoftoi BTA.
Stojanov bëri të ditur gjithashtu se anija e mallrave "Khoryv" ("Horiv"), e cila u përmbys gjatë një sulmi ushtarak, po lëviz në derivë dhe po hyn në ujërat territoriale bullgare. Forcat Detare dhe Ministria e Transportit po monitorojnë situatën dhe janë të gatshme të reagojnë nëse është e nevojshme. Për anijet në zonë është lëshuar një paralajmërim lundrimi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva