Lajm
Kryeministri Rumen Radev:
Çmimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore nuk do të rriten
Mërkurë 28 Tetor 2026 11:28
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 11:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çmimet e energjisë
elektrike dhe të ngrohjes qendrore nuk do të rriten gjatë këtij sezoni. Kjo u
bë e qartë nga deklarata e Kryeministrit Rumen Radev në fillim të mbledhjes së
qeverisë.
"Po hyjmë në sezonin e
ngrohjes dhe çmimet e energjisë elektrike për familjet dhe të ngrohjes qendrore
kanë rëndësi jetike për çdo qytetar bullgar. E mirëpres qëllimin e shpallur dje,
më 27 tetor, nga rregullatori që, pavarësisht rritjes drastike të çmimit të
gazit në bursat ndërkombëtare, çmimet e ngrohjes qendrore dhe të energjisë
elektrike për konsumatorët familjarë të mos ndryshojnë gjatë gjithë sezonit të
ardhshëm, deri më 1 korrik 2027", deklaroi Radev.
Komisioni për Rregullimin e
Energjisë dhe Ujit (KEVR) dhe kompania "Bulgargaz" do të kërkojnë
mënyra që rritja e çmimit të gazit natyror për muajin nëntor të jetë më e ulët
se ajo e planifikuar, raportoi gazetarja jonë Natalija Gançovska.
Dje, "Bulgargaz" paraqiti kërkesë që çmimi i gazit të rritet nga 44 në 59 euro për megavat-orë. "Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të çmimit të karburantit blu në bursën holandeze, edhe te ne do të ketë rritje të çmimit të tij, por jo në nivelin e kërkuar prej 34%", tha mbrëmë kryetari i KEVR-it.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva