LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 29 tetor 2026

Reshjet ndalojnë gradualisht, temperaturat arrijnë deri në 17°C

Mërkurë, 28 Tetor 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 29 tetor 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Reshje shiu do të ketë në rajonet veriore dhe lindore. 

Më 29 tetor reshjet do të pushojnë gradualisht, më vonë në Bullgarinë Lindore. Mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe pjesën perëndimore të Fushës së Epërme Trake, vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen. 

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndim-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë luginës së Strumës nga veriu. 

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6°C dhe 11°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 12°C dhe 17°C. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°C, ndërsa maksimalja rreth 11°C.

Në zonat malore moti do të jetë me vranësira. Kryesisht në malet Stara Pllanina, Rilla dhe Pirin do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 2000 metra lartësi reshje bore. Pasdite reshjet do të pushojnë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-verilindja.

Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 metra rreth 3°C.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva