Mërkurë 28 Tetor 2026 15:59
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 15:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në shtator të këtij viti, 1 031 700 shtetas bullgarë udhëtuan jashtë vendit, 2,7% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja është vërejtur në të gjitha kategoritë e udhëtimeve të marra në shqyrtim, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Ndërkohë, numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari ka rënë me 4,1%, duke arritur në 1 251 900. Rënie është regjistruar te udhëtimet për qëllime të tjera, me 6,3%, si dhe te udhëtimet për pushime dhe ekskursione, me 3,1%. Në të kundërt, udhëtimet për arsye pune janë rritur me 0,3%.
Kalimet tranzit përmes Bullgarisë përbëjnë 31,2% të të gjitha vizitave të shtetasve të huaj në vend.
Destinacionet më të preferuara të bullgarëve në shtator ishin Turqia, Greqia, Serbia, Rumania dhe Gjermania. Ndërsa numri më i madh i vizitorëve të huaj erdhi nga Turqia, Rumania, Ukraina, Greqia dhe Gjermania.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova