Lajm
Bullgaria i bashkohet një nisme ndërkombëtare për mbrojtjen kundërajrore
Mërkurë 28 Tetor 2026 17:12
Mërkurë, 28 Tetor 2026, 17:12
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Qeveria bullgare miratoi bashkimin e vendit në një nismë ndërkombëtare që synon zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kundërajrore kundër kërcënimeve ajrorenë lartësi të ulët. Bashkëpunimi do të krijojë kushte për zhvillimin dhe vënien në përdorim në mënyrë më efikase të sistemeve për mbrojtjen nga dronët.
Qeveria vendosi gjithashtu që Bullgaria t’i bashkohet një marrëveshjeje mes Francës dhe Danimarkës për blerjen e përbashkët të raketave kundërajrore për Forcat Detare Bullgare. Projekti do të financohet përmes instrumentit SAFE dhe parashikon furnizimin me 32 raketa kundërajrore për sistemin e mbrojtjes ajrore të anijeve patrulluese shumëfunksionale të Forcave Detare Bullgare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova