LAJME

Lajm

Trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar

Enjte, 29 Tetor 2026, 10:51

Trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Turqinë, Rumaninë, Greqinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbinë, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Për shkak të punimeve për instalimin e sistemeve të kullimit të ujërave në Urën e Danubit pranë Ruses, është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Deri në orën 17:00 të 29 tetorit, do të jetë e mbyllur për qarkullim një pjesë e korsisë së majtë.

Tre persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në 15 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje ndodhën 24 aksidente të lehta, pa të lënduar. Që nga fillimi i muajit u regjistruan 563 aksidente rrugore, me 45 viktima dhe 692 të plagosur.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 67 zjarre dhe u raportuan dy persona të lënduar, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Dhjetë zjarre shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, ndër të cilat tre shpërthyen në ndërtesa banimi dhe tre në mjete transporti. Zjarrfikësit iu përgjigjën 98 sinjalizimeve për incidente. U kryen 30 operacione shpëtimi dhe ndërhyrje ndihmëse.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova