LAJME

Lajm

Sofja mirëpret Kongresin e 15-të Botëror të Romëve

Enjte, 29 Tetor 2026, 14:28

Sofja mirëpret Kongresin e 15-të Botëror të Romëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përfaqësues nga rreth 25 vende, mes tyre Turqia, Britania e Madhe, Rumania, Belgjika, Shtetet e Bashkuara dhe Letonia, po marrin pjesë në Kongresin e 15-të Botëror të Romëve, që po mbahet në kryeqytetin bullgar. Veprimtaria organizohet nga nisma qytetare e bashkuar „OGI e Romengo” dhe zhvillohet nga 19 deri më 31 tetor, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

„Besoj se bashkimi ynë fillon kur vendosim kauzën tonë mbi të gjitha dallimet që kemi. Ne jemi rreth 14 milionë njerëz të shpërndarë në mbarë botën”, tha Toma Mlladenov, kryetar i nismës qytetare „OGI e Romengo”, e cila organizon veprimtarinë. Kongresi është përqendruar te të drejtat e romëve dhe mundësitë për zhvillimin e komunitetit të tyre. Pjesëmarrësit kërkuan mundësi të barabarta për të gjithë në arsim dhe në kujdesin shëndetësor. Ata theksuan se nuk kanë nevojë që të tjerët të flasin në emër të tyre, por duan që zëri i tyre të dëgjohet.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova