LAJME

Lajm

Ministri i brendshëm: Vetëm policia po lufton aksidentet rrugore

Enjte, 29 Tetor 2026, 16:23

Ivan Demerxhiev

Ivan Demerxhiev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet e para në Bashkimin Evropian për numrin e viktimave në aksidentet rrugore. Kjo bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara më 29 tetor nga Komisioni Evropian.

Lidhur me këtë situatë, ministri i brendshëm, Ivan Demerxhiev, deklaroi sot para gazetarëve se po punohet për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për përballimin e problemit, e cila, sipas tij, ka nisur tashmë të zbatohet. „Aktualisht, vetëm policia po përpiqet të frenojë aksidentet rrugore. Në vendet normale, ku situata është ndryshe, roli i policisë në këtë drejtim është 33 për qind”, u ankua Demerxhiev. „Ne po përpiqemi të zëvendësojmë institucionet shtetërore dhe bashkiake që mungojnë në këtë proces”, shtoi ministri. Ai theksoi gjithashtu nevojën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si një faktor që do të ndihmonte në uljen e numrit të aksidenteve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova