Lajm
Svetlin Rusev dhe Orkestra Simfonike e BNR-së sjellin Paganinin në Sofje
Premte 30 Tetor 2026 06:43
Premte, 30 Tetor 2026, 06:43
Svetlin Rusev
FOTO: dksredets.com
Madhësia e shkronjave
Violinisti Svetlin Rusev do të rikthehet në skenën e Sofjes më 30 dhe 31 tetor, në orën 19:00, me koncertin e titulluar Ad Limites Impossibilitatis III. Në këtë ngjarje muzikore, ai do të ekzekutojë tri koncerte për violinë dhe orkestër të kompozitorit italian Niccolò Paganini, përkatësisht koncertet nr. 1, nr. 3 dhe nr. 5. Në skenë do ta shoqërojnë Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe dirigjenti Konstantin Ilievski.
Koncerti, titulli i të cilit përkthehet „Në kufijtë e së pamundurës”, do të mbahet në sallën e koncerteve të Shtëpisë së Kulturës „Sredec” në Sofje. Ai është një nga aktivitetet kryesore të ciklit jubilar „50 vjet përsosmëri”, organizuar nga ky institucion kulturor me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Svetlin Rusevit.
Dy mbrëmjet muzikore i paraprijnë turneut të parë kombëtar të violinistit. Turneu është pjesë e projektit të gjerë jubilar, bëjnë të ditur organizatorët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova