„100 violinat hungareze” sjellin dy shfaqje radhazi

Premte, 30 Tetor 2026, 05:56

„100 violinat hungareze” sjellin dy shfaqje radhazi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Muzikantët e formacionit „100 violinat hungareze”, të cilët do të performojnë më 30 tetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, do t’i ofrojnë publikut bullgar një përvojë muzikore dyorëshe, me kryevepra të muzikës klasike, çardash hungarez plot pasion dhe ekzekutime virtuoze solistike. Repertori i orkestrës përfshin vepra të kompozitorëve të njohur si Liszt, Brahms, Çajkovski dhe Strauss, krahas muzikës tradicionale hungareze. Programi do të pasurohet edhe me ekzekutime solistike mbresëlënëse, ku mjeshtëria e veçantë e muzikantëve ndërthuret me tingullin e fuqishëm të violinave.

Dy shfaqjet do të mbahen në orën 17:00 dhe 20:00. Shfaqja e dytë është shtuar për shkak të interesimit të madh për koncertin e këtij formacioni të njohur hungarez, njofton agjencia e lajmeve BGNES.

Ndër veçoritë që e dallojnë këtë formacion është ndërthurja e traditës klasike me temperamentin dhe lirinë karakteristike të kulturës muzikore hungareze. Një tjetër veçori është se muzikantët luajnë pa partitura, duke u mbështetur te dëgjimi, ndjeshmëria emocionale dhe energjia skenike.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova