Lajm
Një platformë e re informative në kohë reale për trafikun rrugor në Bullgari
Enjte 29 Tetor 2026 18:29
Enjte, 29 Tetor 2026, 18:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri bullgar i zhvillimit rajonal dhe punëve publike, Ivan Shishkov, prezantoi në një konferencë për shtyp një sistem të ri që ofron informacion të përditësuar mbi trafikun në rrjetin rrugor kombëtar të Bullgarisë. Platforma do të jetë e disponueshme nga ora 19:00 e sotme, 29 tetor 2026, në adresën traffic.api.bg , njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Sistemi ofron të dhëna në kohë reale për gjendjen e trafikut, duke përfshirë punimet në rrugë, trafikun e rënduar, kufizimet e qarkullimit, kushtet atmosferike dhe shpejtësinë mesatare në segmentet kryesore rrugore. Shishkov bëri të ditur se në një fazë të mëvonshme do të shqyrtohet mundësia e përfshirjes në sistem edhe të rrugëve brenda qyteteve.
Platforma është në përputhje me direktivën evropiane për sistemet inteligjente të transportit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova