Lajm
Lëvizje është normale në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare të vendit
Premte 30 Tetor 2026 10:34
Premte, 30 Tetor 2026, 10:34
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Lëvizja në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare me Turqinë, Rumaninë, Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut është normale, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Linjat e trageteve që lidhin vendkalimet kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zhimniç vazhdojnë të jenë jashtë funksionit për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub.
Dy persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në 15 aksidente të rënda rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Brendshme. Në Sofje ndodhën 33 aksidente të lehta, pa viktima apo të plagosur. Që nga fillimi i muajit u regjistruan 578 aksidente rrugore, ku humbën jetën 47 persona dhe u plagosën 709 të tjerë.
Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet zjarrfikëse shuan 43 zjarre dhe iu përgjigjën 88 sinjalizimeve për incidente të ndryshme, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Nga zjarret mbeti i plagosur një person. Gjithashtu, ekipet kryen 41 operacione shpëtimi dhe ndërhyrje për dhënien e ndihmës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova