Pjesëmarrje më e ulët në balotazh në katër zgjedhjet e fundit presidenciale

Premte, 30 Tetor 2026, 11:12

Pjesëmarrje më e ulët në balotazh në katër zgjedhjet e fundit presidenciale

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka qenë më e ulët se në raundin e parë në katër zgjedhjet e fundit për president. Këtë e tregon një grafik i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 25 tetor të këtij viti, u shënua rekord negativ për sa i përket numrit të qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës. Pjesëmarrja ishte vetëm 22,98%. Të dielën do të mbahet raundi i dytë, në të cilin do të zgjidhet kreu i ardhshëm i shtetit.

KQZ-ja rikujton se në vitin 2001, në raundin e parë votuan më pak se 42% e zgjedhësve, ndërsa në raundin e dytë pjesëmarrja arriti në afro 55%. Në zgjedhjet pasuese, prirja u përmbys dhe në balotazh votuan më pak zgjedhës. Kështu, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, pjesëmarrja ishte 40,5% në raundin e parë dhe 34,8% në të dytin, me një diferencë prej 5,7 pikë përqindjeje.

Të dhënat për zgjedhjet e mëparshme presidenciale tregojnë se pjesëmarrja ishte:

  • 2016: 57,5% në raundin e parë dhe 51,6% në të dytin – diferencë prej 5,9 pikë përqindjeje.
  • 2011: 51,8% dhe 48% – diferencë prej 3,8 pikë përqindjeje.
  • 2006: 42,5% dhe 41,2% – diferencë prej 1,3 pikë përqindjeje.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova