Lajm
Nikolla Collov debuton sot në Formula 1
Piloti bullgar i Formula 2 do të marrë pjesë në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Meksikës, në timonin e makinës së Liam Lawsonit
Premte 30 Tetor 2026 11:46
Premte, 30 Tetor 2026, 11:46
Nikolla Collov
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Piloti bullgar i Formula 2, Nikolla Collov, do të debutojë sot në Formula 1, në sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Meksikës, ku do të drejtojë makinën e Liam Lawsonit, pjesë e skuadrës Racing Bulls. “Pas testit tim të parë me skuadrën në Imola, në gusht, jam i lumtur që do të bëj hapin e radhës dhe do të vazhdoj të njihem me makinën dhe rregulloret aktuale”, tha ai.
Drejtuesi i skuadrës, Alan Permane, shprehu mbështetjen e tij për pilotin 19-vjeçar nga Sofja: “Pjesëmarrja e Nikolla Collovit në sesionin e parë të provave të lira përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij në kuadër të programit të pilotëve të rinj të Red Bullit”.
Piloti bullgar ka zhvilluar më parë një test njëditor me makinën e vitit 2025 të Racing Bulls në pistën e Imolës, ku përshkoi 143 xhiro pa asnjë problem.
Dy gara para përfundimit të sezonit në Formula 2, Nikolla Collov është në garë për titullin kampion, vetëm 7 pikë pas kryesuesit të renditjes, Rafael Kamarës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova