Lajm
Ariu Javor nis një jetë të re në Belica pas 14 vitesh në kafaz betoni
Premte 30 Tetor 2026 13:17
Premte, 30 Tetor 2026, 13:17
Ariu Javor
FOTO: facebook.com/FOURPAWS.Bulgaria
Madhësia e shkronjave
Pas 14 vitesh të kaluara në rrethime të ngushta prej betoni, Javori tashmë ka një shtëpi të re në Parkun e Arinjve në Belica. Ariu 22-vjeçar i murrmë do të ketë në dispozicion një territor të gjerë, një pishinë për t'u larë dhe një strofkë ku mund të strehohet, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve “Katër Putrat”.
Aktualisht, Javori është vendosur në një sektor karantine me sipërfaqe prej tre dynymësh, ku ka një strofkë artificiale dhe një pishinë të madhe. Aty do të përshtatet gradualisht me mjedisin e ri, nën mbikëqyrjen e një veterineri dhe kujdestarëve të parkut. Mundësia për një jetë të re për ariun u bë realitet falë fushatës shumëvjeçare “Ndryshim për kopshtet zoologjike”, të organizatës, e cila synon përmirësimin e kushteve të mbajtjes së kafshëve në kopshtet zoologjike të Bullgarisë.
Ariu Javor
FOTO: facebook.com/FOURPAWS.Bulgaria
Që nga viti 2012, Javori jetonte në kopshtin zoologjik të Loveçit, ku mbahej në rrethime pa bimësi dhe pa mundësi për të shfaqur sjelljet e tij natyrore. Ai u transportua drejt Parkut të Arinjve në Belica me një automjet të specializuar për transportin e arinjve dhe tashmë ndihet mirë. Në vijim, përshtatja e tij me shtëpinë e re do të ndiqet me kujdes.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova