Shtunë 31 Tetor 2026 05:12
Shtunë, 31 Tetor 2026, 05:12
FOTO: snowexpo.bg
Madhësia e shkronjave
SNOW EXPO Sofia 2026 do të zhvillohet më 31 tetor dhe 1 nëntor 2026 në Sofia Tech Park. Ekspozita i kushtohet sporteve dimërore dhe stilit aktiv të jetesës.
FOTO: snowexpo.bg
Në kuadrin e ekspozitës do të prezantohen produkte për sezonin e ardhshëm dimëror, si dhe federata sportive, klube dhe shkolla skijimi. Programi përfshin një zonë ekspozimi, demonstrime dhe aktivitete praktike, takime me sportistë dhe ekspertë, si dhe një program të posaçëm skenik, bëjnë të ditur organizatorët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova