Lajm
Përfundon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Premte 30 Tetor 2026 15:57
Premte, 30 Tetor 2026, 15:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fushata zgjedhore përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale përfundon sonte me mesazhet drejtuar qytetarëve nga kandidatët. Raundi i dytë do të zhvillohet më 1 nëntor, kur përballë njëra-tjetrës do të jenë dyshja Ilijana Jotova – Kirill Vëllçev dhe dyshja Andrej Gjurov – Georgi Kandev, kandidatë për president dhe nënpresident. Mesazhet e tyre do të transmetohen në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).
Nesër, më 31 tetor, është dita e reflektimit.
Shpenzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale arrijnë në rreth 3 milionë euro, njoftoi Komisioni.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova