Lajm
Bullgaria i bashkohet nismës së NATO-s për mbrojtjen kundër dronëve
Premte 30 Tetor 2026 17:05
Premte, 30 Tetor 2026, 17:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, nënshkroi Notën për anëtarësimin e Bullgarisë në nismën e NATO-s për zhvillimin e kapaciteteve për t'iu kundërvënë kërcënimeve ajrore në lartësi të ulëta. Me këtë dokument, Ministria e Mbrojtjes i bashkohet Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet ministrave të mbrojtjes të Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Greqisë, Rumanisë, Suedisë dhe Turqisë. Qëllimi kryesor është rritja e efektivitetit të mbrojtjes kundër kërcënimeve ajrore në lartësi nën 150 metra, përfshirë raketat me krahë, mjetet ajrore pa pilot dhe bombat rrëshqitëse. Projekti parashikon zhvillimin e kapaciteteve për zbulimin, identifikimin, gjurmimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të tilla përmes zgjidhjeve moderne teknologjike.
Nota pritet t'i dërgohet Kuvendit Popullor për ratifikim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova