Kryeministri: Bullgaria del nga “lista gri” për pastrimin e parave

Premte, 30 Tetor 2026, 17:34

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Bullgaria u hoq nga “lista gri” për pastrimin e parave, një vendim që rikthen autoritetin ndërkombëtar të vendit dhe hap mundësi të reja për ekonominë bullgare, biznesin dhe qytetarët. Këtë e bëri të ditur kryeministri Rumen Radev në një deklaratë drejtuar qytetarëve bullgarë, pasi u njoftua për vendimin nga ministri i drejtësisë, Najden Nikollov. Vendimi u mor sot në mbledhjen plenare të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF), në Paris. Heqja e Bullgarisë nga “lista gri” u përcaktua si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës të kabinetit, bëjnë të ditur nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Vendi u paralajmërua zyrtarisht në vitin 2021 dhe u përfshi në listë në vitin 2023, për shkak të mangësive strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, të konstatuara gjatë një periudhe dhjetëvjeçare.

Dalja nga “lista gri” i jep fund vështirësive të konsiderueshme në kryerjen e transaksioneve financiare me jashtë. “

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova