Tensionet në Detin e Zi nuk ndikojnë në rezervimet turistike në Bullgari

Premte, 30 Tetor 2026, 18:17

Ilin Dimitrov

Ilin Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pavarësisht tensioneve në Detin e Zi dhe incidenteve të fundit me dronë, deri më tani nuk është vërejtur asnjë ndikim në rezervimet e hershme për pushime në Bullgari. Këtë e tha ministri i turizmit, Ilin Dimitrov, duke theksuar se Bullgaria vazhdon të perceptohet si një destinacion turistik i sigurt dhe i qetë. Ai bëri një krahasim me situatën në disa prej vendeve më të njohura turistike, si Franca, Italia dhe Spanja, ku, ndryshe nga Bullgaria, ka tensione sociale dhe protesta.  Sipas tij, të dhënat tregojnë gjithashtu një interes të mirë për sezonin e ardhshëm turistik dimëror.

Ndërkohë, janë përgatitur ndryshime ligjore që do t'i detyrojnë bashkitë të përdorin të paktën 50% të të ardhurave nga taksa turistike për promovimin e destinacionit dhe përmirësimin e lidhjeve të transportit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova