Lajm
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nisi pa probleme
Dielë 1 Nëntor 2026 12:14
Dielë, 1 Nëntor 2026, 12:14
FOTO: BTA - atkiv
Madhësia e shkronjave
Procesi zgjedhor nisi pa shkelje apo probleme të konstatuara, njoftoi Ministria e Brendshme e Bullgarisë (MVR).
Deri në orën 08:00, strukturat e Ministrisë së Brendshme morën 415 denoncime për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve. Numri më i madh i denoncimeve u regjistrua në Burgas (97), Vraca (70) dhe Stara Zagora (44).
Nga gjithsej denoncimet e paraqitura, 305 kishin të bëjnë me blerjen e votave, 34 me fushatë të paligjshme zgjedhore, një me votim korporativ, ndërsa 75 me shkelje të tjera që lidhen me procesin zgjedhor.
U hapën tetë procedime penale dhe u hartuan 1822 procesverbale paralajmëruese në bazë të Ligjit për Ministrinë e Brendshme. Numri më i madh i tyre u regjistrua në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Pazardzhik.
Në të gjithë territorin e vendit u zhvilluan 346 operacione të posaçme policore me qëllim parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave politike të qytetarëve. Dhjetë persona u ndaluan në bazë të Ligjit për Ministrinë e Brendshme.
*****
Deri në orën 10:30, strukturat e Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë (MVR) morën 424 denoncime për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve. Numri më i madh i tyre u regjistrua në Burgas (97), Vraca (70) dhe Stara Zagora (44).
Nga të gjitha denoncimet, 309 kishin të bëjnë me blerjen e votave, 37 me fushatë të paligjshme zgjedhore, një me votim korporativ, ndërsa 77 me shkelje të tjera që lidhen me procesin zgjedhor.
U hapën tetë procedime penale dhe u hartuan 1856 procesverbale paralajmëruese në bazë të Ligjit për Ministrinë e Brendshme. Numri më i madh i tyre u regjistrua në Sofje, Plovdiv dhe Pazardzhik.
Redaktoio: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova