Lajm
Një person humbi jetën në aksidentet rrugore, 21 zjarre shkaktuan dëme materiale
Dielë 1 Nëntor 2026 11:23
Dielë, 1 Nëntor 2026, 11:23
BTA - atkiv
FOTO: БТА - архив
Madhësia e shkronjave
Një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në 12 aksidente rrugore të ndodhura në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Brendshme e Bullgarisë (MVR). Në Sofje u regjistruan dy aksidente të rënda dhe 26 aksidente të lehta rrugore, ku mbetën të plagosur dy persona. Që nga fillimi i muajit tetor, 49 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, ndërsa 746 të tjerë janë plagosur.
Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Shërbimit të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë reaguan ndaj 82 sinjalizimeve për incidente të ndryshme, njoftoi Ministria e Brendshme. U shuan gjithsej 49 zjarre, ndërsa një person mbeti i plagosur. Nga zjarret e rëna, 21 shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, prej të cilave 11 në ndërtesa banimi dhe katër në mjete transporti. Ndërsa 28 zjarre nuk shkaktuan dëme materiale. Gjithashtu, shërbimet përkatëse kryen 29 operacione shpëtimi dhe ndërhyrje në ndihmë të qytetarëve, gjashtë prej të cilave në aksidente rrugore.
Redaktoio: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova