KQZ: 6,11% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00

Dielë, 1 Nëntor 2026, 13:48

Stojanka Ballova

Stojanka Ballova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka arritur në 6,11%, ose 405 270 votues. Kjo shifër është pak më e lartë se në raundin e parë, kur në të njëjtën orë kishin votuar 5,8% e qytetarëve. Lajmi u bë i ditur nga Stojanka Ballova, zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ashtu si edhe një javë më parë, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vidin, me 8,7%, ndërsa më e ulëta në Kërxhali, me vetëm 3,56%.

Deri tani janë paraqitur 16 ankesa për shkeljen e fshehtësisë së votës dhe për zhvillimin e fushatës zgjedhore në rrjetet sociale.

Deri në orën 12:00, votimi me makinë elektronike është ndërprerë në 14 qendra votimi. Në 11 prej tyre, qytetarët kanë vazhduar të votojnë me fletë votimi, ndërsa në tri të tjerat votimi me makinë vijon.

Në të gjithë territorin e komunës së Kostinbrodit është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike. Po punohet për sigurimin e gjeneratorëve, bëri të ditur më tej Stojanka Ballova.


Redaktoio: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova