Lajm
Bullgaria vendos masa të jashtëzakonshme për lundrimin në Detin e Zi
Dielë 1 Nëntor 2026 14:44
Dielë, 1 Nëntor 2026, 14:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria po vendos rregulla të reja dhe masa të posaçme për të gjitha anijet që lundrojnë në ujërat e saj territoriale në Detin e Zi, njofton televizioni kombëtar bullgar BNT.
Sipas kërkesave të reja, kapitenët e anijeve do të jenë të detyruar të njoftojnë autoritetet detare të paktën dy orë përpara se të hyjnë në ujërat territoriale bullgare. Ata duhet të raportojnë vendndodhjen e anijes, itinerarin e lundrimit, llojin e ngarkesës që transportojnë, përfshirë edhe lëndët e rrezikshme, numrin e personave në bord, sasinë e karburantit dhe çdo problem të mundshëm teknik të anijes. Sipas faqes së specializuar për lundrimin detar, maritime.bg, raportimi duhet të përmbajë edhe emrin e anijes, numrin e saj identifikues dhe flamurin e shtetit nën të cilin lundron. Gjithashtu, duhet të jepen të dhënat e kontaktit të kompanisë administruese të anijes dhe informacione të tjera që lidhen me funksionimin e saj.
Masat e reja vijnë në një kohë kur tensionet dhe rreziqet për lundrimin në Detin e Zi janë shtuar. Gjatë javëve të fundit, disa anije janë fundosur në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë pas sulmeve me dronë, për të cilët dyshohet se janë rusë. Si pasojë e këtyre sulmeve, dhjetëra marinarë kanë humbur jetën ose janë plagosur.
Redaktoio: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova