Lajm
Qeveria do të paraqesë brenda pak ditësh projektbuxhetin për vitin 2027
Dielë 1 Nëntor 2026 15:21
Dielë, 1 Nëntor 2026, 15:21
Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Projektbuxheti i shtetit për vitin 2027 do të paraqitet në ditët në vijim, deklaroi kryeministri Rumen Radev para gazetarëve, pasi votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve për president dhe nënpresident. “Po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme për të shpëtuar financat publike pas dëmeve të shkaktuara nga Asen Vasilev”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se “nuk është aspak e lehtë”, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Disa ditë më parë, kryeministri premtoi se qeveria do ta dorëzonte projektbuxhetin për vitin 2027 deri në fund të muajit tetor. Sipas Ligjit për Financat Publike, deri më 31 tetor, Këshilli i Ministrave duhet t'i paraqesë Kuvendit Popullor projektligjin e miratuar për buxhetin e shtetit, së bashku me parashikimin e përditësuar të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën afatmesme.
Redaktoio: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova