LAJME

Lajm

Bullgaria merr në shërbim anijen e parë belge për pastrimin e minave

Dielë, 1 Nëntor 2026, 16:11

Bullgaria merr në shërbim anijen e parë belge për pastrimin e minave

FOTO: Forcat Ushtarako-Detare Bullgare

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori në dorëzim anijen e parë luftarake për pastrimin e minave detare, të dhuruar nga Belgjika. Anija luftarake belge “Bellis”, me numër identifikimi M916, tashmë mban flamurin e marinës ushtarake bullgare dhe emrin e ri “Briz”. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua më 30 korrik në bazën detare të Zeebrugge-s në Belgjikë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë. Kalimi i anijes në pronësi të Bullgarisë është pjesë e një marrëveshjeje mes Bullgarisë, Belgjikës dhe Holandës për blerjen e shtatë anijeve të specializuara për zbulimin dhe neutralizimin e minave detare, të klasit “Tripartite”. Pas përgatitjeve të nevojshme, anija “Briz” do të zhvendoset në bazën detare të Burgasit.

Ndërkohë, kantieri privat i ndërtimit të anijeve “Delfin”, në Varna, ka nisur përgatitjet për ndërtimin e një anijeje pa ekuipazh, me gjatësi 37 metra, njofton televizioni kombëtar BNT.

Anija e re do të pajiset me sisteme dhe armatim të ngjashëm me ato të fregatave të mëdha dhe do të përmbushë kërkesat bashkëkohore për operacione luftarake në det.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimirova