Lajm
Bullgaria do t’i kërkojë 2 miliardë euro BE-së për dëmet e luftës në Detin e Zi
Dielë 1 Nëntor 2026 16:46
Dielë, 1 Nëntor 2026, 16:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për shkak të luftës në Ukrainë, në periudhën e ardhshme të financimit, nëntë shtete mund të përfitojnë mbështetje shtesë financiare nga Bashkimi Evropian për të kompensuar humbjet që po pësojnë. Bullgaria synon t’i kërkojë BE-së 2 miliardë euro dëmshpërblim për dëmet dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga sulmet ndaj anijeve tregtare në zonën ekskluzive ekonomike të vendit në Detin e Zi. Kjo u bë e ditur pas vizitës në Varna të një delegacioni eurodeputetësh, ku merrnin pjesë edhe Andrej Novakov dhe Emill Radev, si dhe kolegë të tyre nga Gjermania, Austria dhe Polonia.
Për periudhën 2028–2034, Bullgarisë i janë parashikuar gjithsej 22,3 miliardë euro financime nga BE-ja. “Bullgaria duhet të marrë më shumë fonde, në mënyrë që të kompensohen fermerët, kompanitë e transportit, sektori i turizmit dhe të gjithë ata që po vuajnë pasojat e një lufte që nuk e kanë nisur vetë”, tha Novakov.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Varna ishte të shihte nga afër situatën e krijuar në rajonin e Detit të Zi pas sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimirova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova