LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 2 nëntorin 2026

Moti i vranët në ditën e parë të punës, reshjet do të pushojnë gradualisht

Hënë, 2 Nëntor 2026, 01:56

Parashikimi i motit për 2 nëntorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës së të dielës, duke u gdhirë e hëna, dhe gjatë ditës së hënë moti do të mbetet i vranët, ndërsa në shumë zona do të ketë reshje shiu. Reshjet më të dendura priten në Bullgarinë Lindore. Gjatë ditës, në Bullgarinë Jugore, shiu do të ndërpritet përkohësisht. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore do të jetë mesatare, nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jenë pak më të larta. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 14 gradë Celsius. Në Bullgarinë Juglindore dhe përgjatë bregdetit pritet të ngjiten deri në 17–18 gradë, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9–10 gradë Celsius.

Në zonat malore moti do të jetë i vranët, me reshje shiu, ndërsa mbi lartësinë 1800–2000 metra do të bjerë dëborë. Era do të fryjë nga juglindja, me intensitet mesatar deri të fortë. Temperatura maksimale do të jetë rreth 8 gradë në lartësi 1200 metra dhe rreth 2 gradë në lartësi 2000 metra.

Edhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Në pjesën qendrore dhe veriore të bregdetit priten reshje më të dendura. Era do të fryjë mesatare, nga lindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri në 18 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 16–17 gradë. Deti do të ketë dallgë me forcë 3 deri në 5 ballë.


Redaktoio: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova