Lajm
Zgjedhjet presidenciale 2026 – balotazhi
KQZ: Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime është 19,33%
Dielë 1 Nëntor 2026 18:18
Dielë, 1 Nëntor 2026, 18:18
Stojanka Ballova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 19,33%, njoftoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Stojanka Ballova, në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për president dhe nënpresident.
Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Qarkun Zgjedhor Shumëmandatësh të 23-të në Sofje, me 29,21%, ndërsa më e ulëta në Kërxhali(Bullgaria Jugore), me 9,84%.
Në raundin e parë, pjesëmarrja në votime në shkallë vendi deri në orën 16:00 ishte 16,04%.
Deri më tani në KQZ kanë mbërritur 56 sinjalizime. Pjesa më e madhe e tyre lidhen me propagandën zgjedhore dhe publikimin e sondazheve sociologjike gjatë ditës së zgjedhjeve.
KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për president dhe nënpresident brenda tre ditëve pas ditës së zgjedhjeve, njoftoi korrespondentja jonë Maria Kostova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva