Zgjedhjet presidenciale 2026 – balotazhi

Sondazhet e exit poll-it: Ilijana Jotova është presidentja e re e Bullgarisë

Dielë, 1 Nëntor 2026, 20:05

Ilijana Jotova

Ilijana Jotova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidentja aktuale e Bullgarisë, Ilijana Jotova, fiton zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve të para të dy agjencive sociologjike partnere të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në pasqyrimin e votimit për president dhe nënpresident.

Rezultatet e exit pollet e agjencisë "Mjara" deri në orën 20:00 të 1 nëntorit 2026 tregojnë këtë shpërndarje të votave në raundin e dytë: 

Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev: 51,1% të votave;

Andrej Gjurov - Georgi Kandev: 44,6%;

"Nuk mbështes askënd": 4,3%.

Pjesëmarrja në votime ka qenë 25,5%.


Sipas rezultateve të sondazhit të "Alpha Research", deri në orën 19:00 çifti kandidat Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev kryeson me 52,5% të votave. Në vend të dytë renditet çifti Andrej Gjurov - Georgi Kandev me 43,4%.

"Nuk mbështes askënd": 4,1%;

Pjesëmarrja në votime: 29,1%.


Në garën për president të Bullgarisë morën pjesë gjithsej 27 çifte kandidatësh. Pas raundit të parë, në balotazh kaluan dy çiftet që morën më shumë vota: Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev dhe Andrej Gjurov - Georgi Kandev, të dy të propozuar nga komitete nismëtare.

Qytetarët bullgarë jashtë vendit votojnë gjithashtu në raundin e dytë, në qendra votimi në 60 shtete. Dita e zgjedhjeve jashtë Bullgarisë filloi në orën 20:00 më 31 tetor sipas kohës bullgare me hapjen e qendrës së votimit në Auckland të Zelandës së Re dhe do të përfundojë me mbylljen e qendrave të votimit në bregun perëndimor të SHBA-së në orën 06:00 sipas kohës bullgare më 2 nëntor.

Presidenti i Bullgarisë zgjidhet për një mandat pesëvjeçar.

Që nga fillimi i ndryshimeve demokratike, pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari është regjistruar në balotazhin e vitit 1992, kur me një pjesëmarrje prej 75,90% Zhelju Zhelev u bë presidenti i parë i vendit i zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhje të lira.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva