Lajm
Zgjedhjet presidenciale 2026 - balotazhi
Komente të politikanëve pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale
Dielë 1 Nëntor 2026 20:39
Dielë, 1 Nëntor 2026, 20:39
Petër Vitanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sipas rezultateve të sondazheve të exit poll-it, raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari e fiton çifti Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev, ndërsa çifti Andrej Gjurov - Georgi Kandev renditet i dyti. Kështu, Ilijana Jotova bëhet presidentja e shtatë e Bullgarisë dhe gruaja e parë e zgjedhur presidente në zgjedhje demokratike.
Ja si i komentuan politikanët bullgarë rezultatet e votimit:
"Bullgaria do të jetë më e qëndrueshme dhe më e qetë pas zgjedhjes së presidentit", deklaroi Petër Vitanov nga "Bullgaria Progresive", pjesë e komitetit nismëtar të Ilijana Jotovës, pas përfundimit të balotazhit mes Ilijana Jotovës dhe Andrej Gjurovit, raportoi BGNES.
Aleksandrina Pendaçanska
FOTO: BTA
"Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev kanë një të ardhme të madhe politike përpara. Ata do të zgjerojnë më tej mbështetjen për veten e tyre", deklaroi bashkëkryetarja e komitetit nismëtar që ngriti kandidaturën e Gjurovit për president, Aleksandrina Pendaçanska, për Nova TV.
"E njoh Ilijana Jotovën prej 10 vitesh dhe jam i sigurt se ajo do të jetë një presidente e denjë e Bullgarisë", theksoi kryeministri Rumen Radev, i cili është edhe lider i partisë "Bullgaria Progresive", duke komentuar fitoren e Ilijana Jotovës në zgjedhjet presidenciale, njoftoi BNT.
Asen Vasilev
FOTO: BGNES
"Ne synojmë të vazhdojmë të luftojmë që qytetarët bullgarë dhe të ardhurat e tyre të jenë sa më të mbrojtura. Siç e shihni, këto zgjedhje janë një sinjal shumë i qartë, madje do të thosha një karton i kuq për faktin se kjo qeveri nuk po ia del dot, as me çmimet, as me të ardhurat dhe as me luftën kundër oligarkisë", komentoi lideri i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP), Asen Vasilev. Ai shtoi se tani pritet të shihet buxheti, pas së cilës, nëse do të jetë e nevojshme, mund të bëhen korrigjime, "me mjete parlamentare ose jashtëparlamentare".
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
"Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u përcaktua nga votuesit e "Vëzrazhdane". "Vëzrazhdane" tashmë është një faktor i pashmangshëm në politikën bullgare dhe kushdo që nuk e merr këtë parasysh do të humbasë zgjedhjet."
Në këtë përfundim arriti, në një postim në Facebook, lideri i "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Në raundin e parë të zgjedhjeve, partia e tij fitoi 12,5% të votave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva