Lajm
Zgjedhjet presidenciale 2026 - balotazhi
MPB: Rezultati zgjedhor nuk është ndikuar nga blerja e votave
Dielë 1 Nëntor 2026 21:00
Dielë, 1 Nëntor 2026, 21:00
Ministri Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka pasur incidente serioze dhe se rezultati i zgjedhjeve nuk është ndikuar nga votat e blera.
Sipas tij, policia ka parandaluar përpjekje të tilla, pavarësisht shtimit të ndjeshëm të aktiviteteve dhe sinjalizimeve gjatë javës së fundit. Demerxhiev theksoi se policia ka ndërmarrë veprime kudo ku ka disponuar të dhëna për organizimin e shkeljeve zgjedhore.
"Prandaj mund të deklarojmë me bindje se ky rezultat, i cili tani po regjistrohet në dokumentacionin zgjedhor, nuk është ndikuar në asnjë masë nga këto praktika të dëmshme", tha ministri i brendshëm, cituar nga BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva