Lajm
Zgjedhjet presidenciale 2026 - balotazhi
Numërim paralel 100% i agjencivë "Mjara" dhe "Alpha Research"
Dielë 1 Nëntor 2026 21:19
Dielë, 1 Nëntor 2026, 21:19
FOTO: "Mjara"
Madhësia e shkronjave
Sipas rezultateve të numërimit paralel të agjencisë sociologjike "Mjara", partnere mediatike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), pas përpunimit të 100% të kampionit të votave për kandidatët për president dhe nënpresident në raundin e dytë të zgjedhjeve të 1 nëntorit, shpërndarja e votave është si vijon:
Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev: 58,2%;
Andrej Gjurov - Georgi Kandev: 38,6%;
"Nuk mbështes askënd": 3,2%.
Pjesëmarrja në votime ka
qenë 27,2%.
FOTO: "Alpha Research"
Sipas rezultateve të numërimit paralel të agjencisë sociologjike "Alpha Research", partnere mediatike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), pas përpunimit të 100% të kampionit të votave, për çiftin Ilijana Jotova - Kirill Vëlçev kanë votuar 57,4% e zgjedhësve, ndërsa për çiftin Andrej Gjurov - Georgi Kandev kanë votuar 39,6%.
Me opsionin "Nuk mbështes askënd" kanë votuar 3,0% e votuesve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva